Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Britaninë javën që vjen për t-u takuar me princin Charles dhe gruan e tij dukeshën Camilla, në angazhimin e parë mbretëror britanik që prej izolimit të koronavirusit.
Çifti mbretëror britanik do të udhëtojë nga Skocia për të pritur presidentin francez në Londër ku përshëndetjet zyrtare do të kryhen në rezidencën Clarence House më 18 qershor, njoftonte mbretëria.
Njoftimi zyrtar britanik thoshte: “Presidenti i Republikës së Francës do të vizitojë Londrën për të festuar 80-vjetorin e thirrjes së Gjeneralit de Gaulle popullatës franceze, për rezistencë ndaj pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore.”
Princi britanik dhe e shoqja qëndrojnë prej tre muajsh në rezidencën skoceze të Birkhall pasi ai u prek nga COVID-19 në mars, dhe shfaqi simptoma të lehta.
Aktualisht të gjithë të ardhurit në Britani duhet të karantinohen për 14-ditë por për njerëz të vecantë ka përjashtime.
Këtu përfshihen shoferët e mjeteve publike, personali i mbrojtjes apo përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ku hyn dhe presidenti francez.
Top Channel