Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare këtu në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Ekzekutimi i Billës, ndodhi rreth orës 10 mbrëmjen e së enjtes teksa ai po përgatitej të lëvizte automjetin e tij.

Viktima me origjinë nga Kukësi, jetonte në fshatin Domje, ndërsa sipas të afërmve të tij, ai kishte ardhur për të takuar disa miq të tij në këtë zonë, ku edhe u ekzekutua me armë zjarri. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, policia gjeti në fshtin Pezë të vogël një automjet duke u djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, mbeten ende të paqarta për policinë, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se, Hekuran Billa, rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, pasi në vitin 2006, ai ekzekutoi me brëshëri në një lokal në Angli, shtetasin Prel Marku ndërsa la të plagosur tre të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Për këto vepra penale, gjykata në Angli e dënon Hekuran Billën me burgim të perjetshëm, ndërsa nëntë vite më pas, në vitin me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare 2016 ai ekstradohet drejt vendit tonë për të vujatur pjesën e mbetur të dënimit. Në Shqipëri Billa kërkoi një tjetër proces gjyqësor për njohjen e vendimit. Gjykata shqiptare ja konvertoi burgimin e perjtshem me 25 vite burg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën penale që ai akuzohej. Pasi morri këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.

Sipas të afërmve të tij, të pyetur jashtë kamerave nga Top Channel, së fundmi 40 vjeçari Billa, kishte nisur të hapte edhe një biznes të tijin për makinat me qera, por që nuk arriti dot ta vinte në funksion.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA