E premtja e sotme, 12 qershor, shënon një sërë ngjarjesh të rëndësishme për politikë, figura politike si dhe përfundimin e pelegrinazhit në Kishën e Laçit.
Ironia e fatit donte që Lulzim Basha i PD të lindte në të njëtën ditë me Partinë Socialiste, sot njëri në opozitë e tjetra udhëheq vendin.
I pari ishte kryeministri Edi Rama i cili në një video përmblodhi 29 vite të PS në pushtet me rastin e ditëlindjes së kësaj partie.
“Në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon”, shkruan Rama.
Ndërsa deri më tani nuk është vënë re një shenjë festimi për ditëlindjen e kreut të PD, i cili feston ditëlindjen e 46.
Po sot edhe VV shënon datën për themelinin e saj që nga viti 2005. Zanafilla e Vetëvendosjes ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN). KAN u themelua më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead. KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës serbe në Kosovë.
Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulmin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999-2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës.
Në vitin 2004 Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të fundit udhëhiqet prapë nga ai.
Më 8 prill 2019, Vetëvendosja hyri zyrtarisht edhe në politikën e Shqipërisë pas depozitimit të regjistrimit në Gjykatën e Tiranës një muaj më parë.
Po ashtu e sotmja shënon edhe përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s. Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.
Dhe e fundit, po jo më pak e rëndësishme dita e sotme shënon edhe fundin e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Top Channel