Velipojë, shembet objekti i dytë/ Banorët përplasen me detektivët, FNSH ndërhyn me gaz lotsjellës (Video)

11/06/2020 19:03

IKMT ka nisur një aksion frontal në shumë zona të bregdetit për të shkatërruar ndërtimet pa leje në zonat turistike.

FNSH është detyruar të ndërhyjë me gaz lotsjellës dhe forca për të larguar pronaret dhe familjarët nga objektet në Velipojë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është shembur objekti i dytë pa leje në këtë zonë.

Kujtojmë se përveç rezistencës që po bëjnë pronarët e ndërtimeve, kundër këtij aksioni ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Një ditë më parë ai debatoi me ministrat Lleshaj dhe Klosi, ndërsa për Top Channel shpjegon arsyen se përse është kundër shkatërrimit të ndërtimeve.

Ndreu tha se ndaljen e këtij aksioni e kishte biseduar edhe me kryeministrim. Por një ditë më parë ministri Lleshaj ishte ai që replikoi me kryebashkiakun.

Aksioni ndërkohë po vijon me shkatërrimin e ndërtimeve pa leje ne velipoje ndersa ne lezhe pritet te premten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA