Me mbylljen e institucioneve arsimore më 9 mars prej mbërritjes së koronavirusit në vendin tonë, studentët nisën procesin mësimor në distancë.

“Ne si lëvizje kemi nisur një fushatë për mos pagimin e tarifës këtë vit duke marr parasysh qe studentët nuk kanë qenë në fakultet dhe mësimi online ka pasur shumë problematika, duke qenë se shumë studentë nuk kanë pasur akses në internet. Dhe po ashtu kemi kërkuar e anulimin e mungesave të marra gjatë mësimit online”, shprehet studentja Klodiana Aga.

Më të prekur janë studentët e Masterit.

Qëndresa qytetare me studentët i dërguan një kërkesë ministrisë së arsimit ku  theksonin se gjendja e vështirë ekonomike në familjet e studentëve e ndikuar nga pandemia e covid-19 , nuk mund të mbulojë tarifat e studimit.

Fillimisht prej tërmetit e më pas situata e koronavirusit shkaktoi shkëputje të studentëve nga auditoret. Por ata duan që viti akademik të njihet, duke dhënë disa mundësi zgjedhjesh për zëvendësimin e orëve të humbura.

“Nuk mendoj të anulohet viti se ndërkohë harxhimet janë bërë. Po për shembull të përsëritet mësimi gjatë pushimeve verore e këto të fundit mos t’i zhvillojmë”, deklaron studentja Klodiana aga.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA