Provime në kohë pandemie/ Te shkolla “Kosova” pa masa mbrojtëse, të gjithë të mbledhur në oborr

11/06/2020 08:57

Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe.

Por ndërkohë që numri i rasteve pozitive këto ditë ka shënuar shifra rekord, duket se nxënësit dhe të afërmit që i shoqërojnë ata e kanë harruar këtë gjë, dhe janë grumbulluar para ambienteve të shkollës “Kosova” si në një ditë normale provimi mature.

Siç shihet nga fotoja asnjë aty nuk ka masa mbrojtëse dhe të gjithë janë afër me njëri-tjetrin.

Ndërkohë në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Ndërkohë në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.

Top Channel