Fundjavë përvëluese në gjithë të vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin për Rindërtimin,Arben Ahmetaj kanë qenë në Derven të Fushë- Krujës aty ku ka filluar puna për ngritjen e shkollës së re ‘’Kastrioti’’ në Derven të Fushë- Krujës.
Kjo është shkolla e parë ku është ngritur një kantier nga 129 të tjera që janë planifikuar në programet e Rindërtimit.
Rama thotë se me këtë shkollë hapet seria e ndërtimit nga themelet të këtyre shkollave teksa për atë të Dervenit ka thënë se nga stallë do të jetë një godinë me kushte europiane.
Statusi
RINDËRTOJMË ? BASHKË
Derven, Fushë-Krujë: Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit të 26 nëntorit?
Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti????
Top Channel