Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin për Rindërtimin,Arben Ahmetaj kanë qenë në Derven të Fushë- Krujës aty ku ka filluar puna për ngritjen e shkollës së re ‘’Kastrioti’’ në Derven të Fushë- Krujës.
Kjo është shkolla e parë ku është ngritur një kantier nga 129 të tjera që janë planifikuar në programet e Rindërtimit.
Rama thotë se me këtë shkollë hapet seria e ndërtimit nga themelet të këtyre shkollave teksa për atë të Dervenit ka thënë se nga stallë do të jetë një godinë me kushte europiane.
Statusi
RINDËRTOJMË ? BASHKË
Derven, Fushë-Krujë: Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit të 26 nëntorit?
Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti????
Top Channel