Ky është momenti thuajse i vdekjes, kur një oficer policie në Dubai bie së prapthi në helikat e një motoçiklete fluturuese që po testonte si mjet ajror i shpejtë emergjence.
Pamjet tregojnë sesi xhiroja ajrore përfundoi me një përplasje të rëndë gjatë së cilës polici i kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, bie ashpër në helikat e mjetit para se t’i shmangë ato për të shpëtuar.
Policia vendase ka qenë duke testuar mjetin Hoversurf Scorpion S3, si pjesë e iniciativës për të integruar mjetet fluturuese për reagimet e emergjencës në Dubai.
Video u publikua nga prodhuesi i mjetit në Kaliforni, por policia e Dubait po përpiqet ta heqë nga rrjeti.
Hoversurf thotë se shpejtësia e mjetit të saj është 80 km/orë dhe zgjat dhjetë deri në 20 minuta megjithë pilot, ndërsa më shumë se 40 minuta kur përdoret vetëm si dron pa pilot.
Çmimi i saj është $150,000.
Top Channel