Ardian Dvorani ka folur për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e mandatit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme”! Kështu e ka cilësuar Ardian Dvorani shkarkimin si anëtar i Gjykatës së Lartë.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim.
Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj”
, tha Dvorani.

Kujtojmë që anëtaret kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit ndërsa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA