Foto ilustruese

Rreth 60 mijë vogëlushë dhe nxënës nisin vitin shkollor 2020-2021.

Regjistrimet e fëmijëve tanë në klasën e parë dhe në vitin e parë të shkollës së mesme janë kryer në muajin shtator, por me një urdhër të Ministrisë së Arsimit, procesi do të nisë më herët, që në muajin qershor. Ne ndodhemi tek Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, për të mësuar më shumë detaje.

“Regjistrimet në klasat e para fillojnë në 15 qershor dhe mbyllen në fund të muajit, pra në 30 qershor. Rreth 30 mijë vogëlushë pritet të regjistrohen në klasë të parë. Drejtorët e kanë detyrim të regjistrojnë fëmijët e zonës dhe nëse ka kapacitete, pra vende bosh, regjistrojnë fëmijë nga zona të tjera. Në rast të kundërt ka penalitete deri në largim nga puna të drejtuesit te shkollës, nëse lë fëmijë të zonës jashtë institucionit që i takon”, sqaron Fiqiri Çifligu, specialist i drejtorisë.

I njëjti rregull vlen edhe në shkollat e mesme.

Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme, sipas urdhrit të ministrisë, do të bëhet në dyjavëshin e parë të korrikut, pra nga 1 deri në 15 korrik. Rreth 30 mijë nxënës që mbaruan klasën e nëntë pritet, të regjistrohen nëpër shkollat e mesme të vendit. Dokumentet që duhen paraqitur, janë dëftesa, certifikata e lindjes dhe vërtetim banimi.

I gjithë ky ndryshim u bë jo për shkak të pandemisë, por duke patur parasysh ngarkesën e madhe që institucionet arsimore kanë në shtator, nga njëra anë regjistrimet, shpërndarja e librave si dhe ndarja e orëve dhe klasave etj. Ky rregull do të ndikojë vetëm për mirë në cilësinë e mësimit dhe nisjen mbarë të vitit të ri shkollor 2020-2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA