Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, paraditen e djeshme kanë zhvilluar në Golem me Prefektët dhe drejtues vendorë të bashkive bregdetare një takim për të folur për masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Por takimi nuk ka kaloi pas përplasje mes të pranishmëve, ku Pjerin Ndreu i PS- së në Lezhë dhe Voltana Ademi nga radhët e PD-së kundërshtuan aksionin e IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në nisje të sezonit turistik dhe aq më tepër thanë ata, pa i informuar më parë.
Në përgjigje të tyre ministri Lleshaj u kundërpërgjigj duke thënë se kur shkelet ligji nuk duhet pyetur kryetari i bashkisë për ta ndëshkuar autorin.
Por Pjerin Ndreu ndërsa bëri disa akuza, zbuloi dhe komunikimin që kishte pasur me kryeministrin Edi Rama, megjithëse ministri Klosi nuk e lejoi që të vijonte debatin.
Debati i plotë
Voltana Ademi: IKMT ka ardhur në Shkodër për të bërë ca prishje në bregun e detit, lajmërohem nga media. Kam vetëm një shqetësim, që dua ta them, të gjithë duhet të ishim lajmëruar më parë, se kemi detyrimin për të komunikuar si duhet dhe për të mos krijuar mëdyshje në mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit.
Kërkesa e dytë lidhet me aplikimin e drejtë të ligjit, pa pasur diferencime. Kam komunikime nga Shkodra, që thonë do të veprohet për dikë dhe dikë tjetër jo. Kjo më shqetëson. Për ndërtimet pa leje të ketë vendimmarrje për të gjithë njëlloj për të mos shkaktuar konflikte në territor, aq më tepër që jemi në fillim të sezonit. Do ishte më mirë, sikur komunikova me Dallëndyshe Bicin, që të mos bëhej këtë javë, por në shtator.
Por tani të bëhet transparencë për mënyrën e veprimit. Kërkesa e dytë është që akoma nuk kemi ndërhyrje për vendosjen e çadrave. Biznesi kërkon që të funksionojë, ndërsa procedura është e paqartë, burokratike, nuk lëvizet aq shpejt, në Shkodër nuk kemi asnjë kontratë. Edhe stacionet e plazhit, që kemi verifikuar, stacionet janë të vogla, 10 metër bregu i detit dhe një gjerësi 45 metra.
Është copëzim i madh, do të cojë, për shkak se ha një historik, do të duhet, është e vështirë zbatimi në territor. Grupi që vendos nuk e njeh territorin. Vendimmarrja në ministri apo grupi, me zbatimin, ne kemi vështirësi. Kohëgjatësia e kontratave është e gjatë, në 15 nëntor është e pamundur të bëhet plazh në Shkodër, në këtë kohë ne në Shkodër veshim palltot bie borë. Duhet rishikohet vendimi i Këshillit të ministrave për të respektuar punën në territor dhe në kushtet e pandemisë duhet të mendojmë për lehtësi, jo ngarkesë fiskale.
Pjerin Ndreu: Nuk desha me folur, por meqë qënka shqetësimi i gjithë kolegëve, bashkohem me shqetësimin e zonjës Voltanë. IKMT nuk mund të veprojë si çetë atje, pa dijeninë e kryetarit të bashkisë. Unë e vlerësoj rolin e IKMT, edhe zellin e ministrit për të shembur ndërtimet pa leje.
Por mos harrojmë që jemi në datën 10 qershor. Jemi në pragun e sezonit turistik dhe barra e përgatitjes bie mbi bashkitë, mbi ne, puna jonë do të vendosë ekuilibrat, nëse do të bëjmë një sezon dinjitoz apo do të bëjmë një sezon, këto janë modalitete që i keni bërë ju shumë mirë me e-albania, edhe pse nuk është hata e madhe, edhe pse mund të ishte më pak burokratike.
Por të vijë IKMT të bëjë një rrëmujë, pa ditur gjë fare bashkia dhe të lajmërohen inspektorë periferikë, dhe kryetarit të mos i merret mendimi. IKMT të vijë me diskutim paraprak, ku ne të biem dakord, ti shërbejmë turizmit, jo ta bëjmë rrëmujë turizmin, shemb ca objekte, i lë rrëmujë dhe i lë aty, unë nuk kam kapacitet për t’i hequr dhe ti i bën rrëmujë.
I kam thënë kryeministrit mbrëmë, ne nuk jemi policë të rreshtit, kryetari i bashkisë, boll është sfumuar, ka ardhur koha që ligji për vetëqeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal, që ne të injorohemi në mënyrë kaq të cuditshme.
Prandaj të ulemi dhe të diskutojmë me pushtetin lokal. Këto objekte kanë 30 vite pa leje dhe tani në kohën e sezonit mobilizohemi, unë e kuptoj edhe efektin e SMS-ve lobingjeve, por kjo nuk do të thotë të vendosim SMS-të para institucioneve serioze. Bashkia është institucion serioz, nëse për ju nuk ekziston, ka një kryetar bashkie, që ekziston.
Sandër Lleshaj: Do i kurseja ato gjëra që mund të kisha thënë këtu. IKMT është një strukturë e respektuar ligjore e cila ka mbajtur një barrë të madhe në rivendosjen e shtetit dhe ligjshmërisë. Në këtë detyrë, IKMT e ka kryer me shumë përgjegjësi dhe sukses dhe është përballuar me një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe vetë krimit në vend.
Këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet janë të zbatuara në ligj dhe janë respektuar rigorozisht. Në marrëdhëniet me shkelësit e ligjit janë të drejtpërdrejta dhe nuk kalojnë nga kryetari i bashkisë, nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të rivendosur ligjin në një vend që është shkelur.
Nga kryetarët e bashkisë pritet që të jenë proaktivë në vendosjen e ligjit dhe ju garantoj që IKMT dhe policia veprojnë drejtpërdrejt dhe nuk marrin autorizim vetëm nga ligji. Nëse konstantojmë se dalin nga ligji, ju thashë, që jeni të ftuar, të detyruar që të reagoni nëse konstatoni shkelje të ligjit. J
u ftoj ta kuptoni këtë ndërhyrje në funksion të cilësisë së turizmit në segmentet e plazheve që keni në përdorim. Ndërhyrja nuk është qëllim në vetëvete por për të mundësuar kushte normale në bregetin shqiptar, që tu largohemi standardeve afrikane dhe t’u afrohemi atyre europiane, ku nuk ka cuba, por ligj dhe standarde moderne.
Blendi Klosi: Faleminderit kolegë
Pjerin Ndreu: Më fal mund të jap një përgjigje
Blendi Klosi: Jo Jo
Pjerin Ndreu: Po avash se ka një shqetësim ky
Blendi Klosi: Dakord dakord
Pjerin Ndreu: A na keni thirrur për të diskutuar do të diskutojmë tani
Blendi Klosi: Do të vazhdojë mbledhja, edhe 5 orë edhe 6 orë
Pjerin Ndreu: 5 orë nuk kam kohë unë me ndjeur
Blendi Klosi: Duke falenderuar median e vazhdojmë këtë takim, pa i hequr të drejtën e fjalës asnjërit
Top Channel