Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu Saimir Gjepalin, i arrestuar me grupin Avdylaj dhe pjesë e dosjes hetimore “Volvo 4”.
Emri i Gjepalit u përmend dhe në incidentin e muajit të shkuar në burgun 313 gjatë një përplasjeje të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte shpallur moskompetencë për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Gjepalajt duke ia kaluar çështjen gjykatës së Durrësit.
Ndonëse prokurori i çështjes kishte kërkuar arrest me burg për Gjepalin, gjyqtari Vladimir Skënderi ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij në “Detyrim paraqitjeje”.
Gjepali, së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpuntorë u arrestua në tetor të 2018-s ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.
Top Channel