Dy rastet e konfirmuara sot në Lushnje janë 2 persona që kanë qenë shtuar në spital në Tiranë për sëmundje të ndryshme.

Top Channel mëson se disa ditë pas daljes nga spitali, në Lushnje u është bërë tamponi i këtyre dy personave, ku kanë rezultuar pozitiv.

Të prekurit janë nga Divjaka dhe janë në banesat e tyre.

Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste pozitive nga 291 testime të kryera.

Nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra, 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.

Kujtojmë se edhe dje ishte një ditë që shënoi rritje të numrit të rasteve me 42 të tilla.

Top Channel