Dy persona kanë rënë në pranga në Gramsh, pasi u kapën duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person, një çështje kjo e ngritur veçanërisht në emisionin “Top Story”, sa i takon “trafikut të arabëve”.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, operacioni policor “Panda” bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë i shtetasve:
H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.
Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Story/ Përse Shqipëria është vendi i preferuar në Ballkan për trafikun e arabëve
Top Story/ Si kanë lulëzuar agjencitë që merren me trafikun e arabëve në Shqipëri
Top Story/ Ekskluzive, me 3500 euro arabët nisen me gomone nga Shqipëria drejt Italisë
Top Channel