12/01 11:50
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës kritikoi sot raportin e Bashkimit Evropian, në të cilin Pekini akuzohet për përhapjen e dezinformatave në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Ministria tha se BE shmang shumë fakte të dukshme, por përmend në mënyrë specifike Kinën, duke shtuar se minon besueshmërinë dhe autoritetin e raportit dhe duke i quajtur akuzat kundër Kinës “false.
Sipas një raporti të Komisionit Evropian, Rusia dhe Kina kanë kryer “operacione të synuara me ndikim dhe një fushatë dezinformuese në BE, lagjen e saj dhe në mbarë botën”, transmeton KosovaPress.
Top Channel