Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Kina është duke refuzuar pjesëmarrjen në bisedimet për çarmatim, që pritet të zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme, transmeton dpa.
Zyrtarët amerikanë dhe ata rusë, pritet të takohen në Vjenë më 22 qershor, për një rreth të ri të bisedimeve për kontrollin e armëve.
Shtetet e Bashkuara kanë shpresuar që Rusia do të mund ta bindë Kinën për t’iu bashkëngjitur negociatave për kufizim të rezervave bërthamore në të trija këto shtete.
Shtetet e Bashkuara janë larguar së fundmi nga disa traktate ndërkombëtare për kontrollin e armëve, duke kërkuar përfshirjen e Kinës në diskutimet e reja.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, ka thënë se Pekini ka treguar edhe më herët se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve trepalëshe.
“Ne kemi vërejtur se SHBA-ja ka shtyrë Kinën në këtë çështje… pavarësisht se kur ngritet”, me qëllim të ikjes nga përgjegjësia që ka, ka thënë Hua.
Pretendimet e Uashingtonit se dëshiron të negociojë në mirëbesim “janë tejet qesharake dhe as nuk tingëllojnë si të vërteta”, ka thënë mes tjerash ajo.
Top Channel