Kërcënohen nga pandemia/ Shteti shpëton linjat ajrore

10/06/2020 11:55

Prej pandemisë qarkullimi ajror është paralizuar.

Qindra mijëra vende pune janë në rrezik. Shteti në Francë dhe Austri ka vendosur të ndërhyjë për të mbështetur kompanitë kombëtare ajrore “Air France” dhe “Austrian Airlines”. Franca ka shpallur “gjendjen e emergjencës për të shpëtuar industrinë e qarkullimit ajror”, kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire duke paraqitur planin në Paris.

Pa ndihma rreth një e treta e 300.000 vendeve të punës mund të humbasë në industrinë franceze të qarkullimit ajror si dhe në degët e furnizimit të saj. Kjo mund të ishte e ngjashme me një “dramë shoqërore”, theksoi ministri.

Plani i shpëtimit parashikon investime shtetërore në vlerën 1,5 miliardë euro për hulumtimet për prodhimin e avionit “neutral në emetimin e CO2”, i cili të jetë i gatshëm për funksionim duke nisur nga vitit 2035. Zëri kryesor në paketën financiare të shpëtimit me një volum prej 15 miliardë eurosh i kushtohet shoqërisë kombëtare ajrore “Air France” me shtatë miliardë euro. Këto ndihma përbëhen nga një kredi shtetërore prej tre miliardë eurosh dhe një kredi garancie me katër miliardë eurot e tjera.Edhe në vende të tjera janë marrë masa për të mbështetur financiarisht kompanitë kombëtare ajrore.

Të hënën Austria dhe “Lufthansa” e Gjermanisë ranë dakord për një paketë financiare shpëtimi prej njëqind milionë eurosh për filialin austriak të Lufthansa-s, “Austrian Airlines”. Sikurse njoftoi kancelari austriak Sebastian Kurz në Vjenë, shteti po e mbështet shoqërinë ajrore me 450 milionë euro.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA