Video/ Përleshje me armë në Kaliforni, ka të vdekur

09/06/2020 07:12

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci nga një përplasje me armë zjarri që ka ndodhur mes policisë dhe disa të dyshuarve në Kaliforni në SHBA. Sipas raportimeve mësohet se një zëvendës-sherif ka ndërruar jetë, ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu dhe Steven Carilo, 38 vjeç, i cili ishte dhe shënjestra e policisë ka mbetur i plagosur dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia kishte marrë një telefonatë anonime për një fugon të dyshimtë, madje personi që bëri telefonatën pretendonte se në fugon kishte armë dhe eksploziv.

Pasi policia ka shkuar në vendin e sinjalizuar, fugoni është larguar nga aty. Por në këtë moment policia është vendosur në ndjekje të tyre. Sapo kanë mbërritur pranë shtëpisë së Carilos, nga fugoni kanë dalë persona të armatosur dhe kanë hapur zjarr ndaj policëve. Ndërkaq, Carilo është arrestuar dhe pritet të përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta