Olympique Lyonnais është skuadra e parë e Ligue 1 që rinis stërvitjet.
Skuadra e Rudi Garcias ka në mendje përballjen me Juventusin në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që është në pritje edhe të verdiktit të Këshillit të Shtetit në Francë në lidhje me rifillimin e mundshëm të kampionatit që do të jetë me ndeshje playoff-i nëse do të jepet drita jeshile nga ky institucion.
Në rast të kundërt, Lyoni do të ketë 2 muaj kohë pëe të menduar vetëm për ndeshjen e kthimit me Zonjën e Vjetër në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampione, sfidë ku skuadra transalpine do të shkojë me avantazhin e fitores së parë 1-0 të arritur në Francë.
Ndeshjet e mbetura të Ligës së kampioneve janë parashikuar të zhvillohen në gusht, ashtu sikurse edhe finalja e Kupës së Ligës Franceze që do të diskutohet pikërisht mes Lyonit dhe Paris Saint Germainit, por për këtë të finale nuk është përcaktuar ende një datë e saktë.
Ndërkaq, futbollistët e Lyonit i kanë kryer testet e para mjekësore, ndërkohë që në fundjavë do të nisin stërvitjet e tyre me top. pas dy muajsh do të jetë sfida në Allianz Stadium të Torinos, nëse situata aktuale nuk do të ndryshojë, dhe Lyoni mund të paraqitet në këtë ndeshje pa asnjë ndeshje zyrtare të zhvilluar. Një avantazh në krahasim me bardhezinjtë, përsa i përket formës fizike me Juventusin që e pret një kalendar i ngjeshur deri në muajin gusht e që për më tepër rrezikon të preket edhe nga dëmtimet.
Një arsye tjetër që e bën Lyonin të buzëqeshë, është rikthimi i Memphis Depay i cili i mundon skuadrës që nga muaji dhjetor dhe që pritet të jetë një armë më shumë në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.
Top Channel