Udhëzimet e reja të qeverisë kineze për arkitektët e planifikuesit përfshijnë ndalimin e ndërtesave më të larta se 500 metra si dhe atyre “kopje” të ndërtesave më të famshme.

Duke e cilësuar këtë si një “epokë të re” për qytetet kineze, lista e udhëzimeve e shpërndarë për institucionet propozon gjithashtu masa të tjera me qëllim që ndërtesat e vendit të “reflektojnë frymën dhe karakteristikat kineze”.

Kufizimet që kanë nisur tashmë të zbatohen në Pekin kërkojnë t’i jepet fund ndërtesave “të stërmëdha, ksenocentrike apo të çuditshme”.

“Dokumenti nuk ka të bëjë me lartësinë e tyre por me frymën e kulturës dhe të qyteteve kineze,” tha Li Shiqiao, profesor arkitekture aziatike në University of Virginia.

Në galerinë e mëposhtme mund të gjeni disa nga stilet që nuk do të ndërtohen më më gjigandin aziatik.

FOTO GALERI
1/6
Qendra e biznesit Ping An ne Shenzhen, ndertesa e katert me e larte ne bote

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA