Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se jemi ende larg qëllimit final, por se kur e kthejmë kokën sot jemi më afër BE.

“Ky është një proces që ne na duhet si drita dhe si uji për të bërë Shqipërinë një shtet me standardet e BE. Është një proces që e bëjmë se e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë, është një proces shtet formimi”, tha ai.

“Shumëçka tjetër bëhet më e vështirë edhe procesi vetë. Besoj që sot mund të thuhet se jemi në stad të ri, për sa kohë ajo që në mbledh këtu të diktuar dhe nga koha gjysmë reale e gjysmë virtuale është kuadri negociator, plani i masave për negocimin.

11 vite pas aplikimit dhe 6 vite pas marrjes së statusit kandidat jemi të gatshëm të hapim këtë faqe të re. Është një faqe me më shumë detyra, sfida që kërkon energji e bashkëpunim, por një gjë mund të thuhet pa ngurrim , që kur e shohim procesin jemi ende larg qëllimit final, por kur e kthejmë kokën pas shohim se sot jemi më afër se edhe një vit më parë.

Ky është një proces që ne na duhet si drita dhe si uji për të bërë Shqipërinë një shtet me standardet e BE. Është një proces që e bëjmë se e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë, është një proces shtet formimi. Ne jemi sot në një fazë tranzicioni, mes një vendi që aplikon dhe një vendi anëtar të BE, këmi një sërë sfidash, dhe një sërë reformash, që nga ajo e drejtësisë. Por është e qartë që gjithçka që sot bëjmë përbën një hapa para për përfundimin me sukses të kësaj reforme. Është një sfidë që do na ndjek deri në fund”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA