Disa banorë vendas refuzonin të ndihmonin një turist me këmbë të thyer që kishte rënë në një pus të hapur pasi besonin se thirrjet e tij për ndihmë ishin një kurth i fantazmave.
28 vjeçari britanik Jacob Roberts kishte rënë në gropën e madhe rreth 500 metra larg shtëpisë ku po qëndronte në Bali të Indonezisë, por turistët e tjerë dhe rezidentët mendonin se thirrjet e tij ishin zëri i shpirtrave.
Vetëm kur fermerja vendase Wayan Suwiji i tha nipit të saj të shikonte çfarë kishte ndodhur te pusi, ata gjetën çantën e tij dhe britanikun e bllokuar në pusin gati 5 metra të thellë.
Familja e fermeres tregonte sesi më pas i kishin hedhur atij ujë e biskota dhe i kishin vënë një shkallë, por i plagosuri nuk mund të ngjitej dot vetë.
Fshatarët vinin më pas rregullisht te vendi i ngjarjes për të hedhur ushqime e ujë, për ta mbajtur gjallë deri sa erdhën grupet e ndihmës.
Punonjësi i informatikës raportoi më pas se ra në pus teksa përpiqej t’i shpëtonte atij që njihet si ‘qeni i Balit’ që jeton në pyll dhe shpërndan sëmundjen e tërbimit.
Zonja Suwiji tha: “Dëgjova zhurmat ooh ooh, u drodha e tëra, nuk e dija nëse ishin zhurma njerëzore, kafshe apo fantazmash. Isha e tmerruar dhe vrapova t’i tregoj të tjerëve.
Top Channel