Zoé Robledo, drejtori i Institutit të Sigurisë Sociale në Meksikë, njoftoi të Dielën se ai ka testuar pozitiv për Covid-19 – vetëm dy ditë pasi u takua me Presidentin e vendit.
Robledo tha se ai do të vazhdojë të bëjë punën e tij nga distanca, duke shtuar se ai po ndiqte udhëzimet e “mjekëve të tij të jashtëzakonshëm” dhe se çështja e tij po monitorohej nga afër dhe gjurmimet e kontaktit ishin duke u zhvilluar.
Të Premten, Robledo foli në konferencën e përditshme për shtyp të Presidentit Andrés Manuel López Obrador, në shoqërinë e zyrtarëve të lartë të vendit.
Presidenti ishte në skenë ndërsa foli Robledo, si dhe Sekretari i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval, Sekretari i Marinës Rafael Ojeda dhe Sekretari i Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile Alfonso Durazo.
Asnjëri nuk mbante maska.
Top Channel