“Bisedimet mes SHBA dhe Iranit do të zhvillohet në ditët në vijim”, ministri i Jashtëm i Pakistanit: Jemi të kënaqur që… 29/03 22:29
Një grup prej katër personash kanë dhunuar barbarisht një burrë në Spanjë, në tentativë për t’i rrëmbyer orën e dorës.
Në pamjet e bërë virale shikohet burri i rrethuar nga 4 persona të cilët e dhunojnë pa mëshirë. Edhe pse e dashura e të dhunuarit, lutej që përleshja të merrte fund grabitësit nuk ndaleshin.
Ndërsa kalimtarët e tjerë preferuan të shikonin skenën dhe të mos ndërhynin. Sipas raportimeve grupi i 4 personave janë me origjinë marokene. Mësohet se policia i ka arrestuar dhunuesit dhe ata tashmë priten që të dalin para drejtësisë, ndërsa ora e cila u dëmtua gjatë përleshjeve, është sekuestruar si provë materiale.
Top Channel