Monstra i Europës/ I dyshuari kryesor për zhdukjen e trevjeçares: Derrat hanë dhe mish njeriu

08/06/2020 12:51

Christian B, i dyshuari kryesor për zhdukjen e trevjeçares britanike Madeleine McCann në 2007 nga shtëpia e pushimeve në Portugali, ishte acaruar shumë një herë me kolegët e tij që po diskutonin rastin e vogëlushes e cila ngriti në këmbë mbarë Europën.

Një prej tyre, një 34 vjeçar tha se Christianit i “ kishte ikur mendja fare” kur ka dëgjuar diskutimet. “Ai donte që ne të ndalonim. Bërtiti “ fëmija ka vdekur dhe kjo është gjë e mirë. Një trup mund të zhduket shumë shpejt. Derrat gjithashtu hanë dhe mish njeriu”.

Zyra e Prokurorit Publik në Portugali vendosi në 2013-tën të rihapte hetimet për rastin pasi u tha se ishin “elemente të reja provash”. Por u desh të kalonin edhe 7 vite të tjera që të bihej në gjurmët e pedofilit gjerman 43-vjeçar, të kthyer tashmë në të dyshuarin kryesor të rrembimit të saj.

Christian B tani dyshohet edhe për zhdukjen e të paktën dy fëmijëve të tjerë. Ai ndodhet aktualisht në një burg në Kiel, në veri të Gjermanisë ku po shlyen dënimin me 15 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA