Kosovë/ Ndërtohen 20 shtëpi për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit
08/06/2020 20:31
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka pritur në takim kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Në këtë takim është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Obiliqit dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit“, në financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit.
Vlera e këtij memorandumi është 400.000 euro, prej të cilave Komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë 100.000 euro, ndërsa shoqata “Jetimat e Ballkanit” me 300.000 euro.
Kryetari Gashi ka falënderuar hoxhë Halil Kastratin, për punën e madhe që po bën në mbështetjen e familjeve skamnore në trojet shqiptare.
Top Channel