Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka urdhëruar mbylljen e tri çerdheve në kryeqytet , pas 10 rasteve të reja të konfirmuara sot me COVID-19.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë i objekteve.
“Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, nga 40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhjetë prej tyre janë në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe qasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
1. Mos e fshihni sëmundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.
Top Channel