Ideja “e çmendur” e Interit, Nainggolan dhe para për të riveshur Zaniolon zikaltër

07/06/2020 16:51

Dy vite më parë Interi ofroi fantazistin Nicolo Zaniolo dhe një shumë të konsiderueshme parash, për të marrë në Milano mesfushorin belg Radja Nainggolan, një emër i preferuar nga trajneri i asaj kohe Luciano Spalletti.

Por kur kanë kaluar dy sezone, Zaniolo ka shpërthyer dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të shumta europiane, ndërsa Nainggolan, pas një sezoni në hije në Milano, u huazua për një vit te Cagliari.

Këtë verë belgu do të rikthehet sërish në Milano, ndërsa vazhdimisht ka theksuar se do të dëshironte të luante sërish me fanellën e Romës, aty ku shkëlqeu për disa sezone dhe bëri për vete tifozët verdhekuq.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Interit po mendojnë t’i ofrojnë Romës belgun dhe një sasi parash, për të marrë sërish në Milano fantazistin Zaniolo, duke qenë se ende kanë në pronësi 15% të kartonit të tij.

Aktualisht bëhet fjalë për një ide që ka nisur të qarkullojë në ambientin zikaltër, ndërsa me kalimin e ditëve gjithçka mund të bëhet konkrete, duke qenë se te Interi kanë nisur një fushatë për afrimin e të rinjve italianë.

Kështu pas Barellës, Sensit dhe Bastonit, të afruar verën e kaluar, prioriteti i Marottës për këtë fushatë merkatoje janë emrat e Tonalit, Chiesës dhe së fundi edhe Zaniolos, të cilët janë edhe e ardhmja e futbollit italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA