26/12 08:37
Një grua në SHBA, zbuloi se si falë vajzës të porsalindur është ende në jetë. Sangela Martins, ishte 11 javëshe shtatzëne kur shkoi në spital për të kryer një kontroll rutinë. Mjekët i thanë që shtatzënia e saj po ecte mirë dhe gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme.
Por tre javë më vonë, teksa u drejtua në spital për një tjetër kontroll, ajo zbuloi se kishte kancer në vezore. Sangela thotë se bebja i shpëtoi jetën sepse fatmirësisht e diagnostikoi kancerin në hapat e para dhe rikuperimi ishte i shpejtë.
Gruaja mirëpriti ardhjen në jetë të foshnjës në muajin mars, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e asaj dhe foshnjës është shumë e mirë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel