29/12 13:04
Britania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Sipas “Worldmeters” janë 77 viktima dhe 1326 raste të reja.
Numri i të prekurve ka shkuar në 286194 dhe vdekjet në 40542. Kjo është shifra me e ulët e vdekjeve në 24 orë që prej datës 23 mars ku numri i viktimave ishte 74.
Britania është vendi me më shumë vdekje në Europë dhe i dyti pas SHBA-ve në botë.
Ndërsa Skocia dhe Irlanda pas shumë kohësh nuk kanë asnjë vdekje.
Top Channel