I lumtur për golin e dytë radhazi dhe për formën e mirë që po tregon pas pandemisë, Kristal Abazaj në Supersport pas fitores së Kukësit ndaj Partizanit theksoi se në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga verilindorët.
“Ndeshja tregoi se isha në formë të mirë. Ndeshja e dytë që shënoj në pak ditë. Jam shumë i lumtur për 3 pikët. Partizani e nisi më mirë dhe ishin fizikisht më mirë se ne, por për fat të mirë, arritëm të shënonim të parët. Çdo ndeshje po e marrim një nga një. Titulli? Po të vazhdojmë kështu deri në fund pse jo.
“Futbolli është i pabesueshëm. Nuk do rri edhe një sezon te Kukësi, dihet që do largohem. Jemi shumë afër me ekipin e ri. Pritet ta mbyllim së shpejti. Nuk e di me emër akoma ekipin e ri. Menaxheri më tha që kishim 2-3 vlerësimi, nuk e di”, u shpreh Abazaj.
Top Channel