Ndonëse kanë kaluar disa javë nga koha kur Ina dhe Geri formuan çiftin e parë në “PërPuthen”, por tashmë rubrika është drejt finalizimit të çiftit të dytë. Anotneta e ka shprehur hapur se pëlqimi i saj është orientuar mes dy djemve, Lulzimit dhe Anduelit. Pikërisht ky i fundit shprehu dashurinë ndaj Antonetës. E gjitha nisi nga një shkëndijë e hedhur nga Olti Curri i cili tha, “Nëse Antoneta thotë Anduel, ai menjëherë do të ikë të blej unazën”.
Kjo u konfirmua dhe nga Andueli, i cili tha se e ka të vështirë të shprehet, por skuqja që transmeton në fytyrë tregon shumë se çfarë ndien për të.
Anduel: Unë jam më i qartë nga ajo që tha, kuptova për çfarë e priste Lulzimin. Nuk është se kisha kuptuar diçka. Jam i qartë me atë që Antoneta ka thënë.
Olti Curri: Mjafton të thuash emrin Anduel dhe ai ikën direkt me blerë unazat dhe të fejohet.
Anduel: Besoj dallohet shumë qartë. Është e vështirë që të shprehësh atë që ndjen, por ajo që unë mund të them për Antonetën, në fakt kuptohet skuqja ime dhe unë ndihem shumë mirë kur jam pranë Antonetës. 10 muaj për një vajzë si Antoneta ja vlen.
Top Channel