8 minutat e 46 sekondat që ‘dogjën’ Amerikën/ A do të ndryshojë diçka orteku i pandalshëm i protestuesve?

07/06/2020 17:16

“ Duket si luftë civile”; bota ka parë e befasuar sesi protestat e nisura nga një dorë njerëzish në Minneapolis pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, u shndërruan ngadalë në një ortek të pandalshëm që përfshiu të gjithë Shteteve të Bashkuara, e u derdh edhe përtej kufijve të vendit.

Mjaftuan tetë minuta e 46 sekonda që Amerikës t`i vihej flaka: kaq ishte koha që polici i bardhë Derek Chauvin peshoi me gjurin e tij mbi qafën e 46 vjeçarit të shtrirë përmbys në tokë me duart të lidhura me pranga pas shpine.

Fakti që e gjithë skena po filmohej nga kalimtarë të rastit, nuk e trazoi aspak gjakftohtësinë e Chauvin. Dhe as lutjet e burrit që përsëriste me gjysëm zëri se nuk merrte dot frymë.

Ky ishte më i fundit i një serie episodesh të ngjashme të përsëritura; pavarësisht indinjatës popullore që ato patën shkaktuar, gjërat nuk ndryshuan shumë. Ç`do të ndodhë këtë radhë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA