Dy vëllezër në Gramës të Krujës u vranë mbrëmjen e sotme. Viktima janë shtetasit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç. Në informacione jozyrtare dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje. Policia ka identifikuar ndërkohë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Autori i dyshuar është shtetasi me iniciale R.P, 32 vjeç nga Kruja. Ndërkohë që policia gjeti edhe makinën e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Dy drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit dhe po vijon krehja e zonës.

Top Channel