Fluks nga shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër Presidenti Ilir Meta ka zbuluar mesazhet që ka dhënë dhe ka për opozitën në një kohë që topi tashmë është fushën e tyre.
“Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, nuk mund të them asnjë gjë tjetër. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja.
U kam thënë bëni gjithçka për konsensus. Mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza, mos paraqisni listë dëshirash, qëndroni të baziket ku do keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Qasja e re e zgjerimit pas atij francez e rrezikon jo vetëm përspektivën e shpejtë, por dhe këto arrtje që kemi deri tani, asgjë nuk është ‘for granted’, e sigurt”, këto ishin mesazhet që Meta ka për opozitën.
Meta tha se: “E kam thënë 8 qershori është datë e rëndësishme, dhe shpresoj të kemi marrëveshje për një lajm të mirë. Në dijeninë time opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe kjo e bën të mundshëm konsensusin”, tha Meta.
Top Channel