Koronavirusi/ Zvicra lëshon pe, hap kufirin me Italinë!

05/06/2020 16:15
A man wearing a protective face mask to prevent contracting the coronavirus walks past the Duomo Cathedral in Milan, Italy, March 4, 2020. REUTERS/Guglielmo Mangiapane

Edhe pse shumë vende evropiane i kanë bërë “block” Italisë për shkak të përmasave që mori sëmundja atje, Zvicra ka vendosur të lëshojë pe, dhe në 15 qershor do të hapë kufirin me vendin fqinj.

Kjo vlen edhe për shtete të tjera të BE-së, çka përbën një ndryshim të fortë të qëndrimit lidhur me hapjen, për shkak se fillimisht autoritetet zvicerane ishin treguar të rrepta duke parashikuar qarkullim të lirë vetëm me Austrinë, Gjermaninë e Francën.

Por tani, Këshilli Federal Zvicerian thotë se po shihet një ecuri mjaft e kënaqshme epidemiologjike, dhe kjo është arsyeja që i ka shtyrë të dalin me një vendim të tillë. Edhe Çekia i hapi kufijtë e saj, me argumentin se vendi duhet t’i rikthehet normalitetit.

Qeveria çeke i mbylli të gjithë kufijtë në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por nga fillimi i majit nisi lehtësimin e masave kufizuese.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA