Një shtetas është plagosur në lagjen Sarreq të Shkodrës.

Shtetasi me inicialet V. K është dërguar në spital jashtë rreziku për jetën.

Të paqarta mbeten shkaqet e kësaj ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet.

Njoftim

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel