Mot i qëndrueshëm dhe vranësira përgjatë relieveve malore, parashikimi për këtë të mërkurë
Pas rastit të abuzimit të një roje shkolle me një nxënëse të mitur, kanë ardhur reagime të forta nga radhët e politikës. Së fundmi gjatë seancës plenare, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka thënë nga foltorja e Kuvendit se është shumë e trishtuar për secilin rast që nuk është arritur të parandalohet.
Më tej ajo ka shtuar se: “U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojnë rojet dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla. Bashkitë duhet të kenë parasysh që stafi që punon në shkollë duhet të jetë me integritet.”
Në formularët e dosjeve teknike të punonjësve, kërkohet
1. Karta e ID, 2. Gjendja Civile, përbërja familjare, 3. Dëshmi Penaliteti, 4. Raporti mjeko ligjor, 5. Libreze pune, 6. Vërtetim Banimi.
Të gjithë rojet e shkollave janë thirru për të plotësuar formularin në fjalë. Vëmendja kryesore do të jetë tek Dëshmia e Penaliteti dhe Raporti Mjekoligjor.
Top Channel