![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1920x1080_cmsv2_4c6b29a7-af34-5071-ac15-0de1a0dd9c8c-9050668_sd-800x450.jpg)
12/02 16:54
Një video tronditëse është bërë virale në rrjet. Në të shihet një i ri afro-amerikan duke dhunuar barbarisht një të bardhë. Ngjarja ka ndodhur në Londër, por arsyet se përse nisi dhuna ende janë të paqarta. Në pamje shihet i riu afro-amerikan gjysmë zhveshur që qëndron mbi burrin e bardhë dhe e godet vazhdimisht me grushte.
Pas thirrjeve të kalimtarëve për të ndalur dhunën, i riu duket se i dëgjoi për një çast. Por më pas shihet teksa vrapon mbi burrin e bardhë të rraskapitur dhe e godet me një grusht të fortë, duke e rrëzuar përdhe. Raportohet se policia është në dijeni për rastin dhe ka nisur një hetim. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel