Sot në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, u organizua protestë kundër vrasjes së së afro-amerikanit George Floyd nga ana e policisë.
Të tubuar në Sheshin Segel Torg me thirrje të aktivistëve, protestuesit brohoritën slogane si “Nuk duam racistë në rrugët tona” dhe “Nuk mund të marrë frymë”, që ishin fjalët e fundit të Floyd para se të vdiste pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë gjatë arrestimit.
Gjatë protestës ndodhën edhe debate të ashpra midis demonstruesve dhe policisë për shkak të mosrespektimit të distancës fizike, ndërkohë që policia kohë pas kohe përdori edhe gaz lotsjellës.
Mats Eriksson, zëdhënës i policisë në Stokholm, tha se disa persona janë arrestuar për shkak të provokimeve.
Ai tha se protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët e kryeqytetit në grupe të vogla, duke shtuar se me ndihmën e organizatorëve janë parandaluar incidente të tjera.
Vrasja e Floyd ka shkaktuar protesta masive dhe incidente të dhunshme në shumë qytete të SHBA-së.
Top Channel