Ilustrim

Një aksident është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ku një automjet ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R.dh., 34-vjeç.

Këmbësorja është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel