Por nuk është vetëm Enkeleda Toska nga radhët e policisë që ia ka ndjerë lezetin biznesit me arabët. Këtë punë kanë filluar ta bëjnë edhe ish – drejtorë të policisë kufitare dhe të emigracionit. Një prej tyre është Nikollë Ndoci. Ne kemi gjetur 8 kompani të shtetasve arabë ku në të gjitha e-maili dhe telefoni si kontakt janë të zotit Ndoci. Ai madje në disa prej tyre është bërë aksioner 50 % me shtetasit arabë. Ne e kontaktuam zotin Ndoci për një intervistë por as ai nuk pranoi.

Skandalet me lejet e qëndrimit me investitorë të rremë, plasën për herë të parë në Shqipëri në vitin 2019, ku dy biznesmenë Indianë, vëllezërit Nitin dhe Çetankumar Sandesara ia nxinë faqen Shqipërisë. Ata erdhën këtu si investitorë strategjikë dhe u pajisën me pasaportë shqiptarë. Por jo vetëm kaq, dy indianët me mbështetjen e Bushatit përfituan edhe titullin e konsullit të nderit.

Në fund ata dolën dy indianë mashtrues, që kishin vjedhur 725 milionë dollar nga bankat Indiane. Kur u zbulua skandali u arrit të arrestohej në Shqipëri vetëm një bashkëpunëtor i tyre. Dy vëllezërit kanë humbur gjurmët dhe sot nuk dihet se ku janë.

Në të njëjtën mënyre po futen në Shqipëri si investitorë qindra egjiptianë, marokenë, sirianë, jemenas, e të tjerë. Ndërkohë Shqipëria sot është kthyer në korridorin kryesor të trafikimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA