Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se derdhja në llogari e pagave 40 mijë lekëshe ka kaluar në mbi 30 mijë llogari.

Rama shkruan se janë edhe rreth 25 mijë persona të tjerë që duhet të paguhen me këtë pagë.

Statusi i Ramës:

LAJM I MIRË: KA KALUAR 30 MIJËSHIN NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE?

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë?

? SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 25 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️

Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e Pagës së Tretë të Luftës?

Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre Pagat e Luftës apo Pagën 40 mijë Lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona?

*Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës? – po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë

 

Top Channel