Iu errësua lëkura pasi u infektua me COVID-19, ndërron jetë mjeku në Wuhan

02/06/2020 17:02

Një mjek kinez, lëkura e të cilit u errësua papritmas pasi u infektua me COVID-19, raportohet se ka ndërruar jetë pas një beteje pesë mujore me sëmundjen.

Dr. Hu Weifeng, i cili u “përqafua” me virusin në janar dhe kishte pesë muaj që ndodhej në një spital në Wuhan (qyteti që besohet se ishte origjina e kësaj pandemie).

Mjeku 42-vjeçar ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv për më shumë se një muaj, por fatkeqësisht gjendja e tij u përkeqësua dhe raportohet se ka ndërruar jetë

Lëkura e mjekut Hu, besohet se u errësua nga antibiotiku që po trajtohej. Po ashtu dhe një kolegut të tij, Dr. Yi Fan iu errësua lëkura, por për fat të mirë ky i fundit arriti që të mposhte sëmundjen dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA