Fotot/ I arratisur nga SHBA, arrestohet në Shkodër i shumë kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë

02/06/2020 13:33

SHKODËR- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në bashkëpunim me njësinë speciale Policore “Joint Shield”, në qytetin e Shkodrës.

Burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se i arrestuari është Arben Bregu. Më tej mësohet se Arben Bregu ishte i arratisur dhe kërkohej nga shteti i Flordias në SHBA, për akuzën e vrasjes së shkallës së parë mbetur në tentativë.

Ky person do përballet me një dënim të mundshëm kapital “ dënim përjetë” dhe do të ekstradohet në SHBA.

DSS që është organi përgjegjës për Operacionet e kapjes së të arratisurve jashtë SHBA-ve, ka punuar prej disa muajsh me Njësinë “Joint Shield” për të lokalizuar këtë të arratisur. Me ndihmën e Drejtorisë së Policisë Shkodër i arratisuri u prangos dhe tashmë Interpol Tirana është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel