Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient ka humbur jetën në vendin tonë pasi ishte prekur nga Covid-19. Por sipas ministrisë së Shëndetësisë, viktima ka vdekur si pasojë e cirozës hepatike e stadit të fundit.
Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koroanvirus.
Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Vijon…
Top Channel