Richard Grenell ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I dërguari special për dialogun Kosovë- Serbi, nuk do të ketë më asnjë funksion në DASH pasi do të vijojë me punën si kreu i Inteligjencës Amerikane.
Grenell shkruan se Presidenti Trump i dhuroi atij një karrige apo kolltuk pasi tha se ai ishte sekretari i parë i kabintetit dhe kjo është një gjë e madhe.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë largimi – Kryetarit tim të Kabinetit. Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”, shkruan Grenell në një postim në rrjete sociale.

Top Channel