”Ju lutem, nuk marr dot frymë” kjo ka qenë një nga fjalitë e fundit që tha George Floyd-it, burri afro-amerikan që humbi jetën nën gjurin e policit në Minneapolis-it. Pikërisht kjo fjali është ngjitur në qiellin e pesë qyteteve të mëdha me ndihmën e një avioni.
Vdekja e tij ka sjellë reagime te forta në SHBA, ku populli po bën protesta të dhunshme kundër policisë ku nuk kanë munguar as vdekjet.
Fjalët e fundit të George Floyd-it, janë kthyer në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.
Në një kohë që demostratat kundër dhunës së përdorur nga polica janë përhapur në të gjithë vendin dhe jashtë tij, artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.
Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe New York.
Top Channel