25/11 16:48
Në SHBA kanë shpërthyer protesta të dhunshme pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd. Ndonëse disa protestues janë duke kërkuar të drejtën për vdekjen e Floyd-it, disa të tjerë duket se po shfrytëzojnë situatën dhe kanë nisur plaçkitjet e grabitjet nëpër qytetet e vendit.
SHBA duket se është mobilizuar dhe krahas policisë në terren është vendosur dhe Garda e Kombëtare. Ndërkaq, kujtojmë që George Folyd humbi jetën pasi një polic në Minneapolis, i vendosi gjurin në fyt dhe i shkaktoi mbytje, ndërsa viktima preku jo pak teksa në ato momente iu drejtua policit me fjalët, “ju lutem, nuk marr dot frymë”.
Top Channel